Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ftohtë, me vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale, kryesisht në disa zona të Dukagjinit.
Gjatë mbrëmjes moti pritet të mbetet i vranët, por kryesisht pa reshje. Megjithatë, në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore mund të paraqiten edhe ndonjë fjollë bore.
Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë Celsius minimalja deri në 10 gradë Celsius maksimalja.

