Irani ka mohuar kategorikisht çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë komunikim mes palëve që nga nisja e luftës më 28 shkurt.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghai, deklaroi se gjatë 31 ditëve të fundit nuk është zhvilluar asnjë bisedim, ndërsa kontaktet e vetme kanë qenë përmes ndërmjetësve, përfshirë Pakistanin, ku janë dorëzuar propozime nga pala amerikane.
Ai theksoi se në kushtet aktuale, kur – sipas tij – vazhdojnë sulmet nga SHBA dhe Izraeli, prioritet absolut i Teheranit mbetet mbrojtja e vendit dhe jo negociatat.
Baghai shtoi gjithashtu se Irani nuk harron “tradhtitë ndaj diplomacisë”, duke iu referuar episodeve të mëparshme kur, sipas tij, negociatat janë ndërprerë nga veprime ushtarake.

