Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE paralajmëron krizë të zgjatur energjitike, kërkon masa urgjente kursimi

Qendra Info by Qendra Info
31/03/2026
in Lajme
0
BE përgatit planin për përdorimin e 176 miliardë eurove të aseteve ruse të ngrira për ta financuar Ukrainën
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian ka paralajmëruar për një krizë të zgjatur energjitike, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të veprojnë shpejt dhe në mënyrë të koordinuar për të garantuar furnizimin me naftë dhe produkte energjetike.

Situata lidhet drejtpërdrejt me tensionet në Lindjen e Mesme dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një arterie jetike për tregtinë globale të energjisë. Sipas Komisionit, tregjet janë të paqëndrueshme dhe kërkohet monitorim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim i ngushtë mes vendeve të BE-së.

Komisioneri për Energjinë, Dan Jørgensen, theksoi se edhe pse furnizimi aktual është i sigurt falë rezervave strategjike, Evropa duhet të përgatitet për skenarë më të rëndë.

Brukseli rekomandon masa konkrete: ulje të konsumit të karburanteve, sidomos në transport, shmangie të politikave që rrisin kërkesën dhe shtyrje të mirëmbajtjeve jo urgjente në rafineri për të garantuar furnizim të qëndrueshëm. Po ashtu, sugjerohet rritja e përdorimit të biokarburanteve si alternativë.

Related

Previous Post

Kurti pret komandantin shqiptaro-amerikan të USS Pearl Harbor, theksohet partneriteti me SHBA

Next Post

Kuvendi nis procesin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses

Next Post
Kuvendi nis procesin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses

Kuvendi nis procesin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.