Pakistani dhe Kina kanë propozuar një plan të ri për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, duke synuar uljen e tensioneve mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit.
Sipas detajeve të publikuara, iniciativa përfshin pesë pika kyçe: armëpushim të menjëhershëm, nisje të negociatave, ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.
Pakistani, që po luan rol ndërmjetësues, dhe Kina synojnë të krijojnë një kornizë diplomatike për stabilizimin e situatës, në një kohë kur tregjet globale dhe siguria energjetike janë nën presion të madh.

