KEDS ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike më 1 prill në disa qytete të Kosova, për shkak të punimeve në rrjet.
PRIZREN
Pa rrymë do të mbesin zonat: Gorozhub, Milaj, Plane, Mirëz (Dobrusht), Shirokë dhe një pjesë e rrugës “560 Brigada 123”.
Po ashtu, ndërprerje do të ketë në Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë dhe disa biznese lokale.
Nga ora 09:00 deri në 17:00 (me intervale të ndryshme)
Arsyeja: mirëmbajtje dhe projekte investive
FERIZAJ (KAÇANIK)
Ndërprerje do të ketë në: Bajnicë, Begracë, Doganaj, Duraj, Elezaj, Gabricë, Kaçanik i Vjetër, Stagovë, Çardak dhe pjesë të magjistrales Ferizaj–Kaçanik.
Nga ora 09:00 deri në 18:00
Arsyeja: demontim i rrjetit të vjetër dhe investime
GJAKOVË
Pa energji do të mbesin: Gexhë, Radostë, Ratkoc, Xërxë (pjesërisht), si dhe disa rrugë të qytetit si Bujar Syla, Edit Durham, Tirana, Mbretëresha Teuta dhe të tjera.
Nga ora 10:00 deri në 16:00
Arsyeja: mirëmbajtje dhe rritje kapaciteti (ndërrim transformatori)

