Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar kërkesën e opozitës për ulje të përkohshme të akcizës dhe TVSH-së për karburantet, pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës deri në 2 euro për litër.
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja, opozita kërkoi uljen e akcizës, uljen e TVSH-së dhe subvencionim për sektorët më të prekur. Sipas tyre, rritja e çmimeve po rëndon drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.
Në anën tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ulja e akcizës do të sillte përfitim minimal për qytetarët, rreth 8 euro në muaj për një familje, ndërsa do të ulte ndjeshëm të hyrat e shtetit.
Edhe ministrja Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se ulja e TVSH-së nuk garanton ulje të çmimeve, duke paralajmëruar pasoja për buxhetin dhe skemat sociale.

