Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura në orët e mëngjesit, të shoqëruara me reshje lokale shiu. Në disa zona reshjet mund të vazhdojnë edhe gjatë paradites, ndërsa në viset malore parashihen fjolla bore.
Gjatë pasdites pritet përmirësim i motit, me intervale kohore me diell dhe rritje të temperaturave falë rrezeve diellore.
Temperaturat do të luhaten nga 4 gradë Celsius minimalja deri në 14 gradë Celsius maksimalja, megjithatë moti do të mbetet relativisht i freskët.

