Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për shtetasin shqiptar, dyshohet për trafikim narkotikësh

Qendra Info by Qendra Info
04/04/2026
in Lajme
0
Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për shtetasin shqiptar, dyshohet për trafikim narkotikësh
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të dyshuari për shitblerje të narkotikëve.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për personin me inicialet A.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilit është iniciuar hetim nga Departamenti për Krime të Rënda.

Ngjarja ka ndodhur më 3 prill rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, konkretisht në parkingun e një restoranti, ku i dyshuari është kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Pas vëzhgimit dhe identifikimit, autoritetet kanë kryer kontroll në automjetin e tij të tipit “Ford Focus”, ku në ulësen e pasme janë gjetur 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sasia e sekuestruar arrin në rreth 5 kilogramë e 413 gramë, e ndarë në disa qese najloni dhe letre, të përgatitura për shpërndarje.

Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar edhe automjetin që dyshohet se është përdorur për transportin e drogës, si dhe dy telefona mobilë.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, i pandehuri ndodhet në ndalim 48-orësh me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për kërkesën e paraburgimit.

Rasti mbetet në procedurë hetimore.

Related

Previous Post

Hetimi i RFI: Prani e ushtrisë ukrainase në Libi dhe dyshime për sulmin ndaj cisternës ruse në Mesdhe

Next Post

Erdogan dhe Zelensky takohen në Stamboll, fokus te energjia dhe siguria

Next Post
Erdogan dhe Zelensky takohen në Stamboll, fokus te energjia dhe siguria

Erdogan dhe Zelensky takohen në Stamboll, fokus te energjia dhe siguria

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.