Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë diell parashihet në perëndim dhe jug të vendit, duke sjellë kushte më të këndshme pranverore.
Ndërkohë, në veri dhe verilindje priten më shumë vranësira, ku moti do të jetë pak më i ftohtë dhe mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët shiu.
Temperaturat do të luhaten nga 1 gradë Celsius minimalja deri në 19 gradë Celsius maksimalja.

