Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhe për paqe, harmoni dhe mirësi.
Në urimin e tij, Haradinaj i është drejtuar veçanërisht Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë dhe bashkëkombasve kudo që ndodhen.
“Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai gjithashtu ka përfshirë në urim edhe shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë dhe familjet e tyre, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në vend.
Në fund, Haradinaj ka uruar edhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, duke shprehur shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

