Të mërkurën në Kosovë pritet të ketë vranësira më të theksuara në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime dhe më shumë diell.
Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me fillimin e javës, ndërsa në mbrëmje pritet rënie e mëtejshme e tyre, por pa reshje atmosferike.
Minimalja pritet të zbresë deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës dhe deri në 18 gradë Celsius në Dukagjin.

