Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Starmer godet Trump dhe Putin: Luftërat e tyre po i kushtojnë qytetarëve faturat më të larta

Qendra Info by Qendra Info
10/04/2026
in Lajme
0
Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të jetë e lehtë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri britanik Keir Starmer ka shpërthyer me kritika të forta ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e krahasuar drejtpërdrejt me liderin rus Vladimir Putin për ndikimin global të politikave të tyre.

Gjatë një vizite në Gjirin Persik, Starmer u shpreh hapur i irrituar me pasojat që konflikti në Lindjen e Mesme po ka mbi jetën e përditshme të qytetarëve britanikë.

“Jam i ngopur që familjet po përballen me fatura që rriten e ulen për shkak të veprimeve të Putinit apo Trump në botë,” deklaroi ai.

Përplasja për Lindjen e Mesme

Starmer nuk u ndal vetëm te ekonomia. Ai doli hapur kundër qëndrimit të SHBA-së lidhur me sulmet izraelite në Liban, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

“Duhet të ndalen. Kjo është bindja ime e fortë,” tha ai, duke shtuar se nuk ka rëndësi nëse teknikisht këto veprime shkelin marrëveshje apo jo.

Marrëdhënie në tension

Këto deklarata pritet të thellojnë edhe më shumë përplasjet mes Londrës dhe Uashingtonit, në një kohë kur marrëdhëniet brenda NATO janë tashmë të tensionuara.

Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët për mungesë mbështetjeje në luftën kundër Iranit, ndërsa Starmer ka refuzuar të përfshijë Britaninë në operacionet ushtarake dhe madje ka kufizuar përdorimin e bazave britanike për sulme.

Në sfondin e një bote që po zien, mes raketash dhe krizash energjetike, mesazhi i Starmer është i qartë: faturën e luftërave nuk po e paguajnë liderët, por njerëzit e zakonshëm.

Related

Previous Post

Studentët e Pejës në protestë, sot në shesh për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Next Post

Alarm në Ferizaj: Raportohet zhdukja e një gruaje

Next Post
Alarm në Ferizaj: Raportohet zhdukja e një gruaje

Alarm në Ferizaj: Raportohet zhdukja e një gruaje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.