Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi miraton në parim sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, opozita kërkon sqarime

Qendra Info by Qendra Info
10/04/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton në parim sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, opozita kërkon sqarime
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me 65 vota për dhe asnjë kundër apo abstenim, duke hapur rrugën për reformë të shumëpritur në sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se projektligji synon mbulimin universal të shërbimeve shëndetësore dhe garantimin e qasjes së barabartë për të gjithë qytetarët.

Ai theksoi se ky është një hap drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe të përballueshëm, që do të ulë barrën financiare për individët dhe do të sigurojë trajtim të barabartë. Sipas tij, me këtë ligj themelohet edhe Fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, i cili do të garantojë financim të qëndrueshëm për sektorin.

Projektligji parasheh edhe metoda të reja të pagesës për shërbimet shëndetësore, si dhe mbulimin e barnave jashtëspitalore, megjithatë nuk janë bërë ende publike detaje për pakot dhe tarifat konkrete.

Gjatë debatit, partitë opozitare ngritën një sërë paqartësish, veçanërisht për mënyrën e financimit. Sipas tyre, ligji parasheh që kontributet të ndahen në mënyrë të barabartë mes punëdhënësit dhe punëtorit, me nga 3.5 për qind secili, ndërsa u përmend edhe mundësia që kontribute të paguajnë edhe pensionistët.

Pavarësisht kritikave, opozita e mbështeti projektligjin në parim, duke paralajmëruar se do të japë propozime shtesë mes dy leximeve për ta përmirësuar dhe bërë më të zbatueshëm.

Deputetët kërkuan gjithashtu sqarime për kategoritë që do të përjashtohen nga pagesa, përfshirë grupet e cenueshme dhe kategoritë e dala nga lufta.

Projektligji pritet të rikthehet në Kuvend për shqyrtim të mëtejmë, ku do të adresohen dilemat dhe amendamentet para miratimit përfundimtar.

Related

Previous Post

Thaçi: Garën politike e kam pas vetes, por do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës

Next Post

Shuhet Eliot Engel, “zëri i Kosovës” në SHBA dhe mbështetës i madh i shqiptarëve

Next Post
Shuhet Eliot Engel, “zëri i Kosovës” në SHBA dhe mbështetës i madh i shqiptarëve

Shuhet Eliot Engel, “zëri i Kosovës” në SHBA dhe mbështetës i madh i shqiptarëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.