Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj: Agim Ramadani, simbol i përjetshëm i lirisë dhe betejës së Koshares

Qendra Info by Qendra Info
11/04/2026
in Lajme
0
Haradinaj: Agim Ramadani, simbol i përjetshëm i lirisë dhe betejës së Koshares
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, ku është nderuar figura dhe sakrifica e tij në luftën për çlirim.

Haradinaj theksoi se Agim Ramadani mbetet një nga figurat më të shquara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përkujtuar trimërinë dhe përkushtimin e tij deri në frymën e fundit.

Sipas tij, Ramadani, së bashku me Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahaj, i dhanë vulë historike Betejës së Koshares, duke e bërë atë një nga momentet më të rëndësishme dhe simbolike të luftës për liri.

Në këtë përvjetor, ai përkujtoi edhe luftëtarët e tjerë të UÇK-së që ranë në këtë betejë, duke i cilësuar si heronj të përhershëm të thyerjes së kufirit mes shqiptarëve. Mes tyre përmendi: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.

Haradinaj theksoi se liria e Kosovës do të jetojë për aq kohë sa kujtohen dhe nderohen ata që sakrifikuan jetën për të.

“Lavdi!”, përfundoi ai.

Related

Previous Post

Agjentët e inteligjencës artificiale po ndryshojnë kriptovalutat, nga zhvillimi te tregtia dhe menaxhimi i rrezikut

Next Post

Nisin bisedimet SHBA–Iran në Pakistan, tensione të larta dhe kushte të forta nga Teherani

Next Post
Nisin bisedimet SHBA–Iran në Pakistan, tensione të larta dhe kushte të forta nga Teherani

Nisin bisedimet SHBA–Iran në Pakistan, tensione të larta dhe kushte të forta nga Teherani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.