Përfaqësuesi i Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas vendimit të ZRRE për të mos rritur tarifat e energjisë elektrike.
Azemi e cilësoi këtë vendim si një fitore për qytetarët, duke theksuar se presioni publik dhe reagimet e vazhdueshme kanë ndikuar në ndaljen e rritjes së çmimit të energjisë.
Ai rikujtoi se vendimi i ZRRE-së vjen pas një skandali të madh që lidhet me njehsorët elektrikë, për të cilin opozita kishte kërkuar që të mos merrej asnjë vendim për tarifat pa u zbardhur plotësisht rasti.
Megjithatë, Azemi theksoi se beteja nuk përfundon me këtë vendim. Sipas tij, është e domosdoshme që skandali të hetohet deri në fund, përgjegjësit të përballen me drejtësinë dhe qytetarëve t’u kthehen mjetet e humbura.
“Kur ngremë zërin dhe kërkojmë drejtësi, rezultatet vijnë, por nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të rastit”, ka deklaruar ai.
Related