E diela në Kosovë pritet të karakterizohet me mot më të ngrohtë, ku do të dominojnë periudhat me diell, të shoqëruara me vranësira të lehta lokale.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, sidomos gjatë ditës, me minimale që zbresin deri në 3°C, ndërsa maksimalet arrijnë deri në 22°C.
Edhe në rajon – Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi – pritet mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje.

