Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë thirrje urgjente për dialog mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas dështimit të bisedimeve të paqes të zhvilluara në Islamabad.
Sipas një deklarate nga Downing Street, Starmer ka theksuar se është thelbësore që palët të “gjejnë një rrugëdalje” dhe të vazhdojnë armëpushimin, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Këto qëndrime ai i ka përcjellë edhe gjatë një bisede me Sulltani i Omanit, duke vlerësuar rolin ndërmjetësues të Omanit në rajon.
Ndërkohë, ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e ka cilësuar “zhgënjyese” dështimin e rundit të parë të negociatave, duke theksuar nevojën për përpjekje të mëtejshme diplomatike.
Qeveria britanike ka mbrojtur gjithashtu vendimin për të mos u përfshirë ushtarakisht në konflikt, duke nënvizuar se prioritet mbetet një zgjidhje politike dhe diplomatike.
Dështimi i bisedimeve në Pakistan shihet si një goditje për përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet në Lindjen e Mesme, ndërsa thirrjet për dialog dhe vetëpërmbajtje po shtohen nga liderët globalë.

