Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas vdekjes së një punëtori në Ferizaj, Hoti nis aksion kombëtar: Paralajmërohen masa të rrepta ndaj kompanive

Qendra Info by Qendra Info
13/04/2026
in Lajme
0
Pas vdekjes së një punëtori në Ferizaj, Hoti nis aksion kombëtar: Paralajmërohen masa të rrepta ndaj kompanive
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka marrë vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve, me fokus të veçantë në sektorët me rrezik të lartë, sidomos në ndërtimtari.

Vendimi vjen pas konfirmimit të vdekjes së një punëtori në Ferizaj, një ngjarje që ka ngritur shqetësime serioze për kushtet e sigurisë në vendin e punës.

Në një reagim publik, ministri bëri të ditur se aksioni do të nisë menjëherë dhe do të përfshijë kontrolle të rrepta në të gjithë vendin.
“Sot kam marrë vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve”, u shpreh ai.

Hoti theksoi se institucionet nuk do të tolerojnë më shkelje të sigurisë në punë, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj kompanive që nuk respektojnë standardet ligjore.

“Çdo kompani që nuk garanton kushte bazike të sigurisë do të ketë ndalim të menjëhershëm të punimeve, do të ndëshkohet sipas ligjit dhe nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin derisa të përmbushë standardet”, deklaroi ai.

Autoritetet synojnë që përmes këtij aksioni të rrisin kontrollin dhe përgjegjësinë në sektorin e ndërtimtarisë, duke parandaluar aksidentet fatale dhe duke mbrojtur jetën e punëtorëve.

Vendimi përkatës është bërë publik dhe pritet të zbatohet menjëherë në gjithë territorin e Kosovës.

https://mpfvlc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/04/Vendimi-per-IQP-13.04.2026.pdf

 

Related

Previous Post

Selin zbulon planet pas Big Brother: “Java e parë do të shkoj në Kosovë”

Next Post

Trump propozon gjeneralin Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Next Post
Trump propozon gjeneralin Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon gjeneralin Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.