Presidenti kinez, Xi Jinping, ka paraqitur një plan me katër pika që synon uljen e tensioneve dhe promovimin e paqes në Lindjen e Mesme, në kontekstin e krizës së vazhdueshme me Iranin.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.
Katër pikat e planit:
1. Bashkëjetesë paqësore mes shteteve të rajonit
Xi thekson se vendet e Gjirit janë fqinjë të përhershëm dhe duhet të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve, duke ndërtuar një arkitekturë të përbashkët sigurie që është gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme.
2. Respektimi i sovranitetit kombëtar
Plani kërkon që të gjitha shtetet të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e njëra-tjetrës, duke e konsideruar këtë si bazë për stabilitet afatgjatë.
3. Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare
Xi nënvizon rëndësinë e respektimit të rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj, me Organizata e Kombeve të Bashkuara në qendër, si dhe respektimin e Kartës së OKB-së.
4. Balancimi mes zhvillimit dhe sigurisë
Sipas tij, siguria dhe zhvillimi janë të ndërlidhura. Ai propozon që vendet e rajonit të krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe stabilitet, ndërsa Kina shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje.
Ky propozim vjen në një moment kur tensionet në rajon janë në rritje, ndërsa fuqitë globale po kërkojnë rrugë diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

