Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

S’ka asgjë të vërtetë”: LDK mohon marrëveshjen me VV-në

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/04/2026
in Category
0
S’ka asgjë të vërtetë”: LDK mohon marrëveshjen me VV-në
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar raportimet për një marrëveshje të mundshme me Lëvizja Vetëvendosje lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke theksuar se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka hedhur poshtë raportimet se LDK dhe VV janë afër një marrëveshjeje për ndarjen e posteve të larta shtetërore.

Sipas disa raportimeve mediatike, të cituara nga burime, pretendohej se ishte diskutuar një marrëveshje ku Albulena Haxhiu do të merrte postin e Presidentes, ndërsa Lutfi Haziri do të bëhej Kryeparlamentar.

Megjithatë, këto pretendime janë mohuar nga Mustafa, i cili për Gazetën Express ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje mes dy partive.

“Nëse do të kishte marrëveshje, do të njoftoheshim publikisht. Nuk ka marrëveshje sekrete, prandaj nuk ka asgjë të vërtetë,” është shprehur ai.

I pyetur nëse raportimet mund të konsiderohen spekulime, Mustafa nuk pranoi t’i komentojë më tej, duke theksuar vetëm se aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje në diskutim.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë marrëveshje të tillë dhe se nuk mund të komentojë mbi situata hipotetike.

Ndërkohë, më herët në media u raportua për një bashkëpunim të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së për ndarjen e posteve të larta shtetërore, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra parti.

Related

Previous Post

Kur mbahen zgjedhjet e reja? IDK jep afatin 45-ditor

Next Post

Mbyllet sezoni i ngrohjes në Prishtinë: 191 ditë pa ndërprerje për mbi 25 mijë konsumatorë

Next Post
Mbyllet sezoni i ngrohjes në Prishtinë: 191 ditë pa ndërprerje për mbi 25 mijë konsumatorë

Mbyllet sezoni i ngrohjes në Prishtinë: 191 ditë pa ndërprerje për mbi 25 mijë konsumatorë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.