E enjtja në Kosovë pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Herë pas here do të ketë riga lokale shiu, ndërsa në Dukagjin priten edhe rrebeshe më intensive, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë, sidomos në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të pakta.
Temperaturat do të lëvizin nga 7°C minimalja deri në 22°C maksimalja.

