Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Osmani me pasuri të deklaruar: banesë dhe shtëpi në Australi me vlerë 510 mijë dhe 170 mijë euro

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/04/2026
in Category
0
Osmani me pasuri të deklaruar: banesë dhe shtëpi në Australi me vlerë 510 mijë dhe 170 mijë euro
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidentja Vjosa Osmani, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar mëditje në vlerë 10 mijë e 305 euro, nga udhëtimet zyrtarë jashtë vendit, krahas pagës në vlerë 33 mijë e 248 euro që e merrte si Presidente.

Tek pasuritë e paluajtshme, nuk ka ndonjë ndryshim. Në pronësi të saj ka deklaruar një arë në vlerë 35 mijë euro, ndërsa në pronësi të përbashkët një shtëpi në vlerë 208 mijë euro.

Pronat tjera, një banesë në vlerë 60 mijë euro, shtëpi në Australi në vlerë 510 mijë euro, shtëpi tjetër në Australi në vlerë 170 mijë euro dhe një garazh kolektiv në vlerë 5 mijë euro, Osmani i ka deklaruar në emër të bashkëshortit.

Si para të gatshme, Osmani ka deklaruar 3 mijë e 115 euro nga pagat dhe mëditjet, ndërsa në emër të bashkëshortit rreth 750 euro.

Si detyrime financiare, kanë renditur 9 mijë euro si këste të pa paguara për punët shtesë të shtëpisë nga kompani të ndryshme, dhe 20 mijë e 500 euro tjera si huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne.

Tek të hyrat vjetore të bashkëshortit, Osmani ka renditur 11 mijë e 350 euro nga paga dhe 11 mijë dollarë nga qiraja në Australi.

Related

Previous Post

Krasniqi për rastin në Malishevë: Dy fëmijët e tjerë janë në kujdesin e gjyshërve

Next Post

Pasuria e Lumir Abdixhikut: i shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes.

Next Post
Pasuria e Lumir Abdixhikut: i shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes.

Pasuria e Lumir Abdixhikut: i shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.