Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pasuria e Lumir Abdixhikut: i shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/04/2026
in Category
0
Pasuria e Lumir Abdixhikut: i shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka nisur publikimin e formularëve ditën e sotme.

Si pasuri të paluajtshme, Abdixhiku  për dallim nga viti i kaluar, ka deklaruar dy prona shtesë, ndër të cilat një banesë në vlerë 120,000 euro, të cilën e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, si të trashëguar nga prindërit.

Kreu i LDK-së, ka deklaruar edhe një banesë tjetër në pronësi të bashkëshortes, në vlerë 100,000 euro, po ashtu të trashëguar nga prindërit.

Abdixhiku ka deklaruar po ashtu një shtëpi në vlerë 200,000 në pronësi të përbashkët,  një banesë tjetër, e blerë me kredi bankare, me vlerë 265,000 euro, e cila po ashtu është deklaruar si e përbashkët,  shtëpi prej 200.00 m², e trashëguar, me vlerë 150,000 euro.

Në kategorinë e pasurive të luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë të tipit  Mercedes-Benz e vitit 2019, në vlerë 25,000 euro në pronësi të bashkëshortes.

Abdixhiku ka deklaruar zotërim aksionesh  të bashkëshortes së tij në kompaninë “AMPERA GROUP”, me 25% të aksioneve, pa vlerë të deklaruar financiare.

Abdixhiku ka deklaruar mjete financiare në banka: 386 euro depozita dhe kursime, 4,915.36 euro paga, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar 4,293.40 euro nga paga dhe kursimet.

Si detyrim financiar, Abdixhiku ka deklaruar kredinë për renovim të shtëpisë në vlerë  të mbetur prej 32,502 euro  dhe kredi për blerje banese në vlerë 126,020.40 euro (detyrim i mbetur).

Të ardhura vjetore, Abdixhiku ka deklaruar 16 mijë e 889 euro si pagë vjetore, dhe po ashtu 24 mijë euro nga një angazhim tjetër si pagë vjetore.

Related

Previous Post

Osmani me pasuri të deklaruar: banesë dhe shtëpi në Australi me vlerë 510 mijë dhe 170 mijë euro

Next Post

Përparim Rama me pasuri milionëshe: mbi 5.6 milionë prona, 4 milionë të luajtshme dhe mbi 3 milionë borxhe

Next Post
Përparim Rama me pasuri milionëshe: mbi 5.6 milionë prona, 4 milionë të luajtshme dhe mbi 3 milionë borxhe

Përparim Rama me pasuri milionëshe: mbi 5.6 milionë prona, 4 milionë të luajtshme dhe mbi 3 milionë borxhe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.