Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

DREJTËSIA FOLI FUQISHËM: Vjosa Osmani për dënimin me përjetësi të Naim Murselit – “Zë i qartë dhe i prerë!”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/04/2026
in Category
0
DREJTËSIA FOLI FUQISHËM: Vjosa Osmani për dënimin me përjetësi të Naim Murselit – “Zë i qartë dhe i prerë!”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj aktgjykimit me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit, për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ajo tha se drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë. Tutje, Osmani ka shkuar se, “Në një ditë si kjo, mendjet tona janë me familjen e Liridonës, si dhe me familjet e të gjitha grave dhe vajzave që nuk janë më në mesin tonë për shkak të femicidit.”

E plotë:

Sot drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë.

Fatkeqësisht, asnjë aktgjykim nuk e kthen kohën prapa dhe nuk e kthen Liridonën në jetë. Mirëpo sot u riafirmua një parim themelor: çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë. Ky vendim është një mesazh i qartë se dhuna ndaj grave nuk mund të relativizohet as të tolerohet.

Por ky nuk është fundi. Është shtytja e domosdoshme që jetët e grave të mbrohen dhe çdo rast dhune të merret seriozisht e të trajtohet në kohë.

Në një ditë si kjo, mendjet tona janë me familjen e Liridonës, si dhe me familjet e të gjitha grave dhe vajzave që nuk janë më në mesin tonë për shkak të femicidit.

Për Liridonën. Për çdo grua që nuk arriti të mbijetojë. Dhe për çdo vajzë që meriton të rritet e lirë dhe pa frikë, drejtësia do të jetë përgjigja përherë, ndërsa parandalimi, mbështetja dhe fuqizimi do të jenë angazhimi ynë i përditshëm.

 

Related

Previous Post

TRONDITJE NË LDK: Kthimi i Vjosa Osmani ende i paqartë – Lumir Abdixhiku: “Po punojmë deri në moment të fundit!”

Next Post

Pakistani thirrje SHBA-Iran: Zgjatni armëpushimin, pritet përgjigja e Teheranit për negociatat

Next Post
Hormuzi në krizë: Irani mbyll sërish ngushticën, tensione dhe të shtëna ndaj tankerëve

Pakistani thirrje SHBA-Iran: Zgjatni armëpushimin, pritet përgjigja e Teheranit për negociatat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.