E enjtja në Kosovë pritet të sjellë përmirësim gradual të motit pas ditëve të paqëndrueshme.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me mundësi për ngrica sipërfaqësore sidomos në zonat me kthjellime, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë më i qetë, me diell dhe vranësira lokale.
Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja, duke ruajtur ndjesinë e freskët në ajër.
Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 0°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 15°C.

