Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Aksion në Ferizaj – tre të ndaluar për korrupsion dhe falsifikim!”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/04/2026
in Category
0
“Aksion në Ferizaj – tre të ndaluar për korrupsion dhe falsifikim!”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj tre personave, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, falsifikimin e dokumenteve dhe legalizimin e përmbajtjes së rreme.

Në njoftim,  thuhet se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa me urdhër të Gjykata Themelore në Ferizaj është realizuar kontroll në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve. Pas kësaj, tre personat janë ndaluar për 48 orë.

Sipas organit të akuzës, të dyshuarit po hetohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë”, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me mbrojtjen ligjore, dy nga të pandehurit nuk kanë angazhuar avokatë, andaj me urdhër verbal të prokurorit është kërkuar nga njësitet përkatëse që të njoftohet Oda e Avokatëve të Kosovës për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, zyra koordinuese e Odës në Prishtinë fillimisht ka kërkuar të dhëna shtesë, përfshirë emrat e të pandehurve dhe veprat penale, para se të dërgojë mbrojtësit. Lidhur me këtë, Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar për pasojat e mundshme në rast të moszbatimit të kërkesave, duke theksuar se vonesa të tilla mund të pengojnë zhvillimin e procedurës hetimore.

Related

Previous Post

“I kërkuari për tentim vrasje bie në pranga – 21-vjeçari dërgohet në burg!”

Next Post

Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës!.

Next Post
Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës!.

Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës!.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.