Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar që kërkohej me urdhëresë gjyqësore për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer sot nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në kuadër të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore.
I arrestuari, M.A. (mashkull kosovar, i lindur në vitin 2005), ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë

