Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Takimi pritet të mbahet sot në orën 15:00, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përfaqësuesit e subjekteve politike.
Një ditë më parë, Haxhiu zhvilloi një takim me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku u diskutua për organizimin e procesit zgjedhor që, sipas afateve kushtetuese, duhet të mbahet brenda 45 ditësh.
Ky zhvillim vjen pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me datën 28 prill si afat përfundimtar.
Sipas vendimit të Kushtetueses, pas shpërndarjes së Kuvendit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja jo më larg se 45 ditë nga ky moment, duke e futur Kosovën në një tjetër proces të rëndësishëm politik.

