FC Barcelona ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në La Liga, duke mposhtur në transfertë CA Osasuna me rezultatin 1-2, në kuadër të javës së 34-t.
Ndeshja e zhvilluar në “Pamplona” u vendos në minutat e fundit. Robert Lewandowski kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 81-të, ndërsa Ferran Torres dyfishoi shifrat në minutën e 86-të. Goli i Raul Garcia në minutën e 88-të nuk mjaftoi për vendasit.
Me këtë fitore, Barcelona kryeson renditjen me 88 pikë, duke krijuar një diferencë prej 14 pikësh ndaj ndjekësve të Real Madrid, që ende kanë një ndeshje për të zhvilluar.
Në javën e ardhshme, në program është sfida e madhe El Clasico, ku Barcelona mund të sigurojë matematikisht titullin kampion për këtë sezon, pikërisht përballë rivalit të përjetshëm dhe para tifozëve të saj në “Camp Nou”.

