Ish-kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë ekskluzive me shkrim për Blendi Fevziun.
Është Endrit Thaçi, djali i ish-kryeminstrut Thaçi, ai i cili ka rikujtuar se intervista do të transmetohet sontë në orën 22:00.
Pak ditë më parë, Fevziu vuri në dukje se Thaçi u është përgjigjur pyetjeve që i kishte dërguar në Hagë që në janar, por se përgjigjet kanë ardhur vetëm tani. Sipas tij, koha e gjatë për përgjigjet, ka bërë që disa prej tyre të jenë dhe jashtë kontekstit.
Do të jenë vetëm fjalët e Thaçit, që ai i ka shkruar me dorë dhe janë lexuar nga Reis Çiço, për t’i dhënë tonin e duhur.

