Fahrije Hoti ka konfirmuar bashkimin në politikë me Vjosa Osmanin.
Ajo ka thënë se nuk do t’i zhgënjejë ata që i besuan.
Postimi:
Sot nis një rrugëtim të ri, krah për krah me Presidenten, Vjosa Osmani.
Vij nga Krusha. Vij nga një kohë kur gratë e fshatit tim humbën gjithçka, përveç njëra-tjetrës. Ngritëm duart, ngritëm tokën, ngritëm shtëpitë. Mësova atje se asnjë grua nuk është e vetme kur një tjetër i qëndron pranë.
Po e bëj këtë për gruan që ngrihet. Për fermerin që e di vlerën e çdo kokrre. Për të riun që do të ndërtojë jetën e tij në Kosovë. Për familjet që kërkojnë drejtësi, jo premtime.
Politika për mua nuk është karrierë, është punë, si puna që kam bërë gjithë jetën.
Ju falënderoj që më besoni. Nuk do t’ju zhgënjej!
E juaja,
Fahrija

