E marta në Kosovë pritet të sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ngrohtë pranveror, me dominim të diellit gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Mëngjesi do të jetë paksa i freskët, por dita do të jetë stabile, me temperatura të larta dhe kushte ideale atmosferike. Pasdite mund të shfaqen disa vranësira të lehta kalimtare të shtresave të larta.
Rrymimet ajrore nga jugperëndimi do të jenë të ngrohta dhe relativisht të fuqishme, duke ndikuar në rritjen e temperaturave.
Temperaturat do të luhaten nga 4°C minimalja deri në 25–26°C maksimalja, duke sjellë një ndjesi pothuajse verore.

