Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Rama vulos koalicionin me PDK, Musmurati ngjitet në postin e nënkryetares së Prishtinës

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
05/05/2026
in Category
0
Rama vulos koalicionin me PDK, Musmurati ngjitet në postin e nënkryetares së Prishtinës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinws, Përparim Rama e ka demantuar Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila tha se nuk ka koalicin LDK-PDK në Prishtinë.

Rama ka njoftuar se e ka emëruar Besiana Musmuratin e PDK-së si nënkryetare të Komunës.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës.
Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.”, ka shkruar Rama.

Rama e ka lavdëruar Musmuratin për bashkëpunimin në të kaluarën.

“Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

“Sulm me thikë në Lipjan: burri sulmohet, gruaja theret – i dyshuari në kërkim”.

Next Post

Arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual ndaj 15-vjeçarit

Next Post
Arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual ndaj 15-vjeçarit

Arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual ndaj 15-vjeçarit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.