Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të shtatëmbëdhjetë në formë elektronike, ku ka marrë vendime të rëndësishme në funksion të harmonizimit të politikës së jashtme me Bashkimin Evropian.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, që lidhet me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. Ky hap është ndërmarrë me qëllim të linjëzimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.
Ky vendim konsiderohet një tjetër dëshmi e orientimit strategjik të Kosovës drejt integrimit evropian dhe përputhjes me qëndrimet dhe masat e BE-së në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve globale dhe sfidave të sigurisë.

