E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot të vranët dhe me reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites, ndërsa në disa zona mund të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Pasditja pritet të sjellë përmirësim gradual të motit me kthjellime lokale.
Temperaturat do të luhaten nga 9°C minimalja deri në 19°C maksimalja.

