Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Avdullah Hoti: Askush nuk mund të jetë mbi LDK-në

Qendra Info by Qendra Info
09/05/2026
in Lajme
0
Mungoi në takimin e Grupit Parlamentar, Hoti del me postim
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avdullah Hoti ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi mori mbështetjen e Degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Rahovec.

Përmes një reagimi publik, Hoti falënderoi strukturat e partisë për besimin e dhënë, duke e cilësuar kandidaturën si përgjegjësi dhe obligim politik.

“Falënderoj Degën e LDK-së në Rahovec për besimin që edhe njëherë të jem kandidat për deputet. Ky vlerësim është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar rrugën politike me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane dhe vlerave të LDK-së”, ka shkruar Hoti.

Ai theksoi se LDK-ja është më e madhe se çdo individ dhe se forca e saj buron nga historia, struktura dhe anëtarësia e partisë.

“LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor”, u shpreh ai.

Hoti kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke akuzuar pushtetin për degradim institucional dhe tendenca autoritare.

“Kosova nuk ka nevojë për pushtet absolut, propagandë dhe mentalitet komunist që e sheh shtetin si pronë partie. Ka nevojë për demokraci, partneritet me aleatët dhe rikthim të normalitetit politik”, deklaroi Hoti.

Në fund, ai bëri thirrje për mobilizim politik me qëllim, siç tha, “rikthimin e Kosovës në rrugën e duhur” dhe largimin e “logjikës përçarëse e autokratike” të qeverisë aktuale.

Related

Previous Post

Pesë vjet punë në Gjermani mjaftojnë për pension, por shuma mbetet e ulët

Next Post

Trump: Zhvendosja e trupave amerikane nga Gjermania në Poloni është e mundur

Next Post
Trump: Zhvendosja e trupave amerikane nga Gjermania në Poloni është e mundur

Trump: Zhvendosja e trupave amerikane nga Gjermania në Poloni është e mundur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.