Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kryeziu: Gara më sfiduese pritet për gratë dhe kandidatët e rinj”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/05/2026
in Category
0
“Kryeziu: Gara më sfiduese pritet për gratë dhe kandidatët e rinj”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka treguar për sfidat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka bërë me dije se gara më sfiduese do të jetë për kandidatët e rinj dhe gratë.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeziu ka shkruar se këtë garë të pabarabartë e thellon edhe më shumë sistemi aktual zgjedhor.

“Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit. Për kandidatët që hyjnë për herë të parë në garë dhe që nuk kanë profil të lartë publik, sfida është dukshëm më e madhe. Zgjedhjet e parakohshme gjithmonë janë disavantazh për ta. Brenda një kohe shumë të shkurtër duhet të krijojnë profil publik, të shpalosin mendimin ose ofertën e tyre politike dhe të ndërtojnë besim elektoral te qytetarët”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Gjithashtu, kategoria tjetër që më së shumti është në disavantazh në këto cikle të shpejta zgjedhore janë gratë. Përveç konkurrencës politike, ato shpesh përballen me më pak hapësirë mediale, më pak mbështetje strukturore dhe financiare, me gjuhë diskriminuese dhe me standarde më të ashpra të gjykimit publik. Këtë garë të pabarabartë e thellon edhe më shumë sistemi aktual zgjedhor, ku Kosova trajtohet si një zonë e vetme zgjedhore. Ndarja në zona zgjedhore do të ishte një zgjidhje më e drejtë, sepse do të krijonte përfaqësim më kualitativ, më shumë mundësi për kandidatë të rinj dhe lidhje më të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve politikë dhe votuesve”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

IKD: 26 deputetë nuk kanë mbajtur asnjë deklaratë në Kuvend.

Next Post

“Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit”.

Next Post
“Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit”.

“Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.