Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/05/2026
in Category
0
“Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të tetëmbëdhjetë në mënyrë elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas njoftimit, Qeveria ka aprovuar shumën prej 10,887,186.45 euro për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Mjetet e ndara pritet të përdoren për procesin zgjedhor, përfshirë përgatitjet teknike, logjistike dhe administrative nga ana e KQZ-së.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë në një periudhë të zhvillimeve të reja politike në vend, ndërsa institucionet kanë nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike që janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

KQZ-ja ka bërë thirrje që partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të dorëzojnë sa më shpejt listat e kandidatëve për të siguruar certifikim dhe përgatitjen e procesin zgjedhor në kohë.

Related

Previous Post

“Kryeziu: Gara më sfiduese pritet për gratë dhe kandidatët e rinj”.

Next Post

Ja kur planifikohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.

Next Post
Ja kur planifikohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ja kur planifikohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.