Share:
Share
Tweet
Sabri Fejzullahu ka emocionuar ndjekësit me urimin e veçantë që i ka dedikuar bashkëshortes së tij, Nerës, me rastin e ditëlindjes së saj.
Këngëtari i njohur shqiptar publikoi në Facebook një mesazh plot dashuri dhe mirënjohje, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që çifti ka ruajtur ndër vite.
Në postimin e tij, Sabriu shkroi: “Nera, dashuria ime. Si dhe qysh të ta uroj ditëlindjen? Si të të falënderoj për dashurinë e ndërsjellë mes nesh?”.
Tutje theksoi: “E falënderoj Zotin që edhe pas 40 vitesh, ke mbetur e njëjta dritë dhe rreze dielli për mua, o shpirti im. Edhe 100 vite me mua dhe me të gjithë ata që të duam. Lali yt”.
Ky dedikim i ndjerë mori menjëherë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan dashurinë dhe respektin që dyshja vazhdojnë të ndajnë edhe pas katër dekadash së bashku.
Nera ka qenë për vite me radhë një mbështetje e rëndësishme në jetën dhe karrierën e artistit, ndërsa historia e tyre shpesh është përmendur si shembull i një martese të qëndrueshme dhe të lumtur.

