Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Fjalimi i ashpër i kthimit në LDK: si reagoi Vetëvendosja ndaj akuzave të Vjosa Osmanit?

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/05/2026
in Category
0
Fjalimi i ashpër i kthimit në LDK: si reagoi Vetëvendosja ndaj akuzave të Vjosa Osmanit?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

‘Frikacakë,’ ishte epiteti që Vjosa Osmani zgjodhi për të përshkruar pushtetin e Vetëvendosjes, kur u ngjit në podiumin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E rikthyer në partinë e vjetër dhe si prijëse zgjedhore, Osmani bëri shkëputje përfundimtare me gjuhën e aleatës “më të madhe” të Vetëvendosjes për pesë vite. ‘Frikacakë’ e bëri kryemotiv të fjalimit të saj rikthyes, duke i gjuajtur Albin Kurtit të Vetëvendosjes edhe “frikacakësinë” ndaj armiqëve, e lexuar kjo si qëndrim ndaj Serbisë.

Osmani i vendosi vetes barazinë me mbajtje të aleancave dhe ShBA-së, ndërsa Vetëvendosjen e portretizoi si sfidues dhe testues të tyre. Aq sa foli edhe për “disa zyrtarë” që kanë shkuar aq larg, sipas saj, sa të flasin edhe për “t’i vendosur qira Bondsteelit”.

Këto nivele ashpërsie, të padëgjuara më parë nga Osmani ndaj Vetëvendosjes, nxitën reagime të shpejta nga kjo parti.

Avni Zogiani, zëvendësministër në Qeverinë e Albin Kurti Kurti, shkroi se “helm, pelim, urrejtje paska shpërndarë Vjosa” dhe se “ajo po djeg shkrum e hi gjithçka që la pas.”

“Se paska kuptuar që aktualisht është duke iu kthyer rrugës që e dogji njëherë! Duket se nuk mundet, nuk di me krijuar rrugë të re — kapacitetin e vetëm e ka me djegur e shkrumbuar rrugën që sapo e kaloi,” tha ai.

Ish-deputeti dhe kandidati i sërishëm i Vetëvendosjes, Vigan Qorolli, i quajti “borgjezë të smirës dhe marazit” Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun.

“Dy të vetëshpallurit, pas të dielës së 7 qershorit, do të kenë boll kohë të flladiten me duartrokitjet e veta,” shkroi ai, duke shtuar: “Ata që dje nuk duronin njëri-tjetrin, sot bëjnë sikur janë bashkuar për Kosovën.”

Më fjalëashpër ishte Adriana Matoshi e Vetëvendosjes; e njohur edhe për postimet e shkrimeve të Dejona Mihalit në emër të vet. “Vjosa paska thënë, i dëgjova qytetarët edhe u ktheva në LDK? Pra i tradhtove 51%, për m’i ngutur 13%-shin? Atyre që ua ke kthyer shpinën jo shumë moti. Aha, okej,” shkroi ajo, duke i bërë një referencë të nënkuptuar Hykmet Bajramit, Kujtim Shalës dhe Avdullah Hotit.

Edhe Arbëreshë Kryeziu, ish-deputete e Vetëvendosjes, reagoi duke i cilësuar “pazare” marrëveshjet mes Abdixhikut dhe Osmanit. “Në Kuvendin e fundit të LDK-së, Lumir Abdixhiku shpëtoi duke marrë 55% të votave të delegatëve, ndërkohë që 45% i kishte kundër. Dallimin e bëri Xhafer Tahiri dhe ndonjë tjetër i ngjashëm, i afërt me Vjosa Osmanin. Tash Lumiri, i cili është borxhli te Vjosa, natyrisht që është i detyruar ta vendosë atë në krye të listës. Kjo s’është çështje parimesh, po del të jetë çështje pazaresh e kusuritjesh,” shkroi ajo.

Osmani, të cilën LDK e ka vendosur si “kandidate për presidente”, u tha të tubuarve se “janë dy rrugë për Kosovën”: njëra e izolimit dhe krizës, tjetra e amanetit të Rugovës. “Në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj. Kurse rruga tjetër është rruga e shtetit serioz, aleancave të forta dhe respektit ndërkombëtar,” tha ajo.

“Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën,” shtoi ish-presidentja, duke theksuar se “rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli.” Fjalimi u mbyll me ndarje të prerë: “Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën.”

Në tubim ishin të pranishëm edhe disa ish-deputetë të Vetëvendosjes, mes tyre Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albena Reshitaj.

Related

Previous Post

Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për bashkëshorten: Edhe pas 40 vitesh, je drita dhe rrezja ime e diellit.

Next Post

Inflacioni në Kosovë arrin 7.5%: cilat janë produktet që po shtrenjtohen më shumë?

Next Post
Inflacioni në Kosovë arrin 7.5%: cilat janë produktet që po shtrenjtohen më shumë?

Inflacioni në Kosovë arrin 7.5%: cilat janë produktet që po shtrenjtohen më shumë?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.