Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Arbër Havolli deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Llapashticë të Podujevë, pranon armëmbajtje pa leje.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/05/2026
in Category
0
Arbër Havolli deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Llapashticë të Podujevë, pranon armëmbajtje pa leje.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Arbër Havolli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 6 shtatorit 2025 në Llapashticë të Epërme në Podujevë. Ai e pranoi fajësinë për “Armëmbajtje pa leje”.

“Më së pari mua më vjen keq për rastin që ka ndodh. S’kam dashtë me ndodh kjo, i kërkoj familjes falje. Për akuzën e parë (veprën penale Vrasje) s’e pranoj fajësinë. Për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, tha Havolli.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Havolli e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Bukurije Gjonbalaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Gjonbalaj deklaroi se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit për pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, meqenëse pranimi është bërë konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe në përputhshmëri me provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës,

Po ashtua, prokurorja i propozoi Gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor për këtë vepër penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Deklarimin e Havollit rreth fajësisë për armëmbajtje pa leje e mbështeti edhe mbrojtësi i tij, avokati Bekim Sfishta.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Alban Ajvazi miratoi pranimin e fajësisë sa i përket veprës penale në pikën II të aktakuzës, me arsyetimin se përputhet me provat që gjenden në shkresat e lëndës, kurse shpallja për këtë vepër penale do të bëhet në fund të gjykimit.

Sa i përket veprës penale “Vrasje”, për të cilën i akuzuari u deklarua i pafajshëm, gjykatësi Ajvazi njoftoi atë dhe mbrojtësin e tij se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Related

Previous Post

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk paraqitet asnjë ofertë.

Next Post

Risi në garën zgjedhore: publikohen “Top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Next Post
Risi në garën zgjedhore: publikohen “Top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Risi në garën zgjedhore: publikohen “Top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.