Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Shahini: Kosova në rënie të thellë ekonomike, e dyta më e varfër në Evropë”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/05/2026
in Category
0
“Shahini: Kosova në rënie të thellë ekonomike, e dyta më e varfër në Evropë”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka reaguar pasi Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Shahini përmes, një postimi në Facebook, ka shkruar se AKB e konsideron shqetësim kombëtar dhe dështim institucional faktin që Kosova, sipas raportit të fundit ndërkombëtar për GDP për kokë banori sipas PPP-së, renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

Sipas tij, ky raport është pasqyra më e qartë e degradimit ekonomik që po i ndodh Kosovës ndër vite.

Postimi i tij i plotë:

Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron shqetësim kombëtar dhe dështim institucional faktin që Kosova, sipas raportit të fundit ndërkombëtar për GDP për kokë banori sipas PPP-së, renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

Ky raport është pasqyra më e qartë e degradimit ekonomik që po i ndodh Kosovës ndër vite. Është e papranueshme që një vend me resurset më të mëdha njerëzore në rajon, me diasporë të fuqishme dhe me potencial zhvillimor, të vazhdojë të mbetet në fund të Evropës për mirëqenie ekonomike.

AKB vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dështuar të krijojnë politika serioze zhvillimore dhe ambiente të favorshme për biznesin dhe investitorët. Përderisa vendet e rajonit po ecin përpara me investime, prodhim dhe eksporte, Kosova po vazhdon të mbijetojë nga diaspora, importi dhe konsumi.

Bizneset në Kosovë po përballen çdo ditë me rritje të vazhdueshme të kostos së energjisë, mungesë të mbështetjes shtetërore, pasiguri ekonomike dhe politike,

burokraci të rëndë, ekonomi joformale dhe konkurrencë të padrejtë, si dhe mungesë të strategjisë për prodhim vendor.

Është turp ekonomik dhe institucional që Kosova sot renditet pas shumicës së vendeve të rajonit, ndërsa qytetarët po largohen masivisht nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

AKB paralajmëron se pa ndryshime urgjente në politikat ekonomike dhe pa trajtim serioz të sektorit privat, Kosova rrezikon të thellojë edhe më shumë varfërinë, papunësinë dhe varësinë ekonomike.

AKB kërkon një paketë emergjente për mbështetjen e prodhimit vendor, ulje të barrës fiskale për bizneset, ndaljen e politikave që rëndojnë sektorin privat,strategji kombëtare për investime dhe eksporte dhe dialog të sinqertë institucional me komunitetin e biznesit.

Kosova nuk mund të ndërtojë zhvillim ekonomik me propaganda politike, por vetëm me ekonomi reale, prodhim, investime dhe partneritet me biznesin tha në fund Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Related

Previous Post

“Kica-Xhelili për Kurtin: Refuzoi 51% të votuesve dhe tani kërkon ‘të gjitha’, kështu zhbëhet demokracia”.

Next Post

“Nafta pa lëvizje në treg, çmimet mbeten të njëjta edhe sot”.

Next Post
“Nafta pa lëvizje në treg, çmimet mbeten të njëjta edhe sot”.

“Nafta pa lëvizje në treg, çmimet mbeten të njëjta edhe sot”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.