Doarsa Kica-Xhelili e Lidhjes Demokratike të Kosovës sheh tentim zhbërje të demokracisë nga Albin Kurti i Vetëvendosjes pas këmbënguljes që ta ketë medoemos presidentin të vetin.
Ajo tha se Kurti refuzoi mandatin elektoral prej 51% të zgjedhjeve të fundit, “sepse tha, po i du të gjitha.”
“Fakti që e ka dashur detyrimisht presidentin, duke ia njoru 51 përqindëshin votuesit të vet, imagjioni, ju tha ‘nuk po më duhen më, sepse po e du edhe presidentin, po i du të gjitha.’ Kur flasim për shëndetin e demokracisë, tingëllon kllishe, por demokracia e zhbërë ka tingëllu si kllishe. Zhbërja e demokracisë konceptohet sikur ka me ndodh një puç brenda natës, ato nuk ndodhim në. Sot zhbërja e dmeokracisë është modernizuar, këta po e zhbëjnë përmes kapjes së institucioneve të pavarura,” tha Kica-Xhelili.

