Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dënuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar, ka arrestuar F.B., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
I arrestuari ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas arrestimit, ai është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
Policia ka theksuar se aksionet për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

