Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka minimizuar sinjalet për reduktimin e angazhimit amerikan në sigurinë evropiane, duke thënë se ky zhvillim nuk vjen si surprizë.
Duke komentuar njoftimin e Uashingtonit për ndryshime në rolin ushtarak amerikan në Evropë, Rutte theksoi se administrata e Donald Trump prej kohësh ka dhënë sinjale të qarta se synon një rishikim të arkitekturës së sigurisë transatlantike, në përputhje me qasjen “America First” (Amerika e Para).
“Kjo është pritur,” deklaroi Rutte, duke lënë të kuptohet se aleatët evropianë janë përgatitur për një skenar ku SHBA nuk mban më të njëjtin rol dominues si garantues kryesor i sigurisë së kontinentit.
Komenti vjen në një moment delikat, teksa ministrat e jashtëm të NATO-s po diskutojnë në Suedi për të ardhmen e aleancës, përballë kërcënimeve në rritje në krahun lindor dhe tensioneve globale.
Mesazhi që po forcohet në NATO është i qartë: Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen
