Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i fajësuar për bllokimin e projekteve të Komunës së Prishtinës për arsye politike.
I ftuar në emisionin Frontal në T7, Rama deklaroi se problemi kryesor, sipas tij, është fakti që ai nuk i përket partisë në pushtet.
“Këtyne iu pengon që unë s’qenkam pjesë e partisë së tyre, sepse këta nuk e marrin që Kosova ekziston përtej kësaj partie. Pra kur nuk është VV, nuk ka Kosovë, nuk ka shqiptari,” u shpreh ai.
Rama shkoi edhe më tej, duke pretenduar se **çdo projekt që komuna ka shtyrë përpara është përballur me pengesa nga
