Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Gjatë ditës, vranësirat do të pësojnë zhvillim më intensiv, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Sipas parashikimeve, rrebeshet do të jenë të karakterit lokal dhe afatshkurtër, që do të thotë se nuk do të përfshijnë të gjithë territorin dhe nuk pritet të zgjasin për periudha të gjata.
Në disa rajone ekziston mundësia për rrebeshe më të fuqishme, të shoqëruara edhe me breshër, si pasojë e zhvillimeve më intensive atmosferike.
Temperaturat do të mbeten relativisht të qëndrueshme, me vlerat minimale rreth 12°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 24°C.

