Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çanak: Kosova përdoret për të hutuar qytetarët, Serbia ende pa alternativë të qartë politike

Qendra Info by Qendra Info
24/05/2026
in Lajme
0
Çanak: Kosova përdoret për të hutuar qytetarët, Serbia ende pa alternativë të qartë politike
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Čanak, i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se Serbia vazhdon të përballet me mungesën e një alternative të qartë politike, ndërsa lëvizja studentore në vend, sipas tij, ende nuk ka një drejtim të unifikuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çanak tha se në Serbi mbetet e paqartë rruga politike që do të ndjekë vendi në të ardhmen, duke përmendur edhe mundësinë që figura publike me ndikim të mund të shfaqen si simbol i ndryshimit.

Sipas tij, edhe emra të njohur si Novak Djokovic mund të shndërrohen në figura të rëndësishme politike, megjithëse kjo nuk përcakton domosdoshmërisht drejtimin që do të marrë Serbia.

“Ende nuk e dimë se cilën rrugë do të zgjedhë Serbia për të ardhmen”, deklaroi ai.

Çanak komentoi edhe përdorimin e çështjes së Kosovës në diskursin politik serb, duke e cilësuar atë si një mjet të vazhdueshëm për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e brendshme.

“Kosova është mënyra më e mirë për të hutuar njerëzit dhe për të devijuar vëmendjen e tyre”, tha ai, duke shtuar se kjo temë është përdorur për dekada në skenën politike serbe.

Sipas tij, temat që lidhen me Kosovën janë shndërruar në një “kartë të fortë politike”, ndërsa zërat që flasin për njohjen e pavarësisë së Kosovës margjinalizohen në hapësirën publike dhe mediatike.

Ai gjithashtu vlerësoi se në Serbi mbizotëron retorika nacionaliste, ndërsa alternativat civile dhe reformat e brendshme kanë vështirësi të fitojnë hapësirë.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur në Beograd është mbajtur një protestë e madhe e lëvizjes studentore kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vučić, ku sipas raportimeve morën pjesë mbi 100 mijë qytetarë.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike të dielën në disa zona të Prizrenit

Next Post

Çfarë përmban marrëveshja që SHBA dhe Irani pritet të nënshkruajnë? Trump afër një dakordimi të ri

Next Post
Lufta ndaj Iranit, vjen dorëheqja e parë në administratën Trump

Çfarë përmban marrëveshja që SHBA dhe Irani pritet të nënshkruajnë? Trump afër një dakordimi të ri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.