Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 25 maj 2026, do të realizohen punime për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik në disa rajone të vendit.
Si rezultat i këtyre punimeve, disa lokalitete në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Gjilan do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Prishtinë
Nga TS 35/10 kV Badovci do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Mramor–Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri 15:30
Lokalitetet: Mramor, Slivovë, Brus, Busi, Zllashë, Viti e Marevcit dhe Marec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve me dron dhe pastrim i trasës.
Punime nga palë të treta:
Nga TS 35/10 kV Mazgit do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Llazareva (Bizneset) (kodi: 15019006) nga ora 07:30 deri 08:30
Lokalitetet: Llazarevë dhe Milloshevë.
Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të mesëm dhe lidhje teknike në shtyllën kryesore.
Pejë
Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërpritet:
Dalja 35 kV Gurakoc (kodi: 500520) nga ora 10:00 deri 15:30
Pa energji elektrike do të mbesin një numër i madh lokalitetesh në zonën e Istogut dhe rrethinës, përfshirë Gurakocin, Dobrushën, Llukavcin, Lubovën, Ruhotin, Osojanin, Trubohovcin dhe fshatra të tjera.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe mirëmbajtje e nënstacionit.
Prizren
Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Restelicë (kodi: 30036002) nga ora 10:00 deri 15:30
Lokalitetet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve të identifikuara.
Ferizaj
Nga TS 35/10 kV Shtërpcë do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Brod–Gotovushë (kodi: 40044005) nga ora 10:00 deri 15:30
Lokalitetet: Një pjesë e Shtërpcës, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoc, Viqë, Firaj dhe Brod.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe ndërhyrje teknike në rrjet.
Gjakovë
Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpriten:
Dalja 10 kV Dobrosh (kodi: 80080007) nga ora 10:00 deri 15:30
Lokalitetet: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Pacaj, Stubëll dhe zona të tjera.
Dalja 10 kV Ponoshec (kodi: 80080053) nga ora 10:00 deri 15:30
Lokalitetet: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Jahoc, Korenicë, Mejë, Morinë, Ponoshec dhe fshatra të tjera.
Nga TS Gjakova III:
Dalja 40 (kodi: 81084023) do të ndërpritet në dy termine:
- 10:00–10:30
- 12:00–12:30
Do të preken disa rrugë të qytetit, përfshirë: Bajram Curri, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Rruga e UÇK-së dhe rrugë të tjera.
Gjithashtu, nga ora 10:00 deri 12:30, do të ndërpritet edhe:
NS 10/0.4 kV Qendra (kodi: 81084023504)
Arsyeja: Zëvendësimi i transformatorit nga 630 kVA në 1000 kVA.
Gjilan
Nga TS 110/35/10 kV Vitia do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Gërmovë (kodi: 61067003) nga ora 10:00 deri 15:30
Lokalitetet: Gërmovë, Goshicë, Sadovinë e Jerlive, Verban, Dëbelldeh, Buzovik, Binqë, Shushtë dhe një pjesë e Kabashit.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve me dron.
KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e publikuara të ndërprerjeve.

