Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Rama ka publikuar një video nga atmosfera festive pranë Xhamia e Namazgjasë, ku shihen pamje të festimeve dhe fishekzjarrëve.
“Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar ai në urimin e tij.
Kurban Bajrami konsiderohet një nga festat më të rëndësishme në besimin islam dhe simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.


